Under Header

spot_img

Ekskluzive: Ylli përforcon radhët e veta me një tjetër fundor cilësor

spot_img
spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli nuk e ka nisur fare mirë stinorin e ri në elitën e basketbollit kosovar.

Therandasit kanë 5 humbje e vetëm 1 fitore, derisa sot njoftuan se kanë liruar nga skuadra trajnerin Fotis Takianos.

AsistiOnline.com ka mësuar se therandasit kanë arritur marrëveshje me lojtarin amerikan Antwan Scott, i cili luan në pozitën e fundorit i cili vjen nga basketbolli iranian atje ku luajti me ekipin e Tabiat, atje ku lojtarët e huaj paguhen me shifra të majme parash.

Scott në Evropë ka luajtur me ekipe si: Aris, Den Bosch, VEF Riga, KTP Basket, Keravnos, Evreux etj.

AsistiOnline.com ditë më parë raportoi se Ylli është afër marrëveshjes edhe me Scott Bamforth dhe mësohet se edhe ky transfer tashmë është çështje e kryer me drejtuesit e skuadrës nga Theranda që janë të vendosur për t’i rikthyer trofetë në ”13 Qershori”. /AsistiOnline.com/

Ekskluzive: Golden Eagle Yll ‘dridh’ basketbollin kosovar, arrin marrëveshje me Scott Bamforth?

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme