Sot fillon xhiro e shtatë e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Përballja e parë luhet në palestrën simpatike ”Mizahir Isma” atje ku Rahoveci i bën konak ekipit fqinj me territor Golden Eagle Yllit të Therandës.
‘Vreshtarët’ kanë dy fitore e katër humbje, ndërsa therandasit nuk e kanë nisur mirë kampionatin me një fitore e pesë humbje.
Përballja nis nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.




