Under Header

spot_img

Erxhan Osmani arrin shifrën prej 500 pikëve në EuroLeague

spot_img
spot_img

Basketbollisti me prejardhje shqiptare Erxhan Osmani ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij evropiane.

Qendra e Anadolu Efes ka arritur kuotën prej 500 pikësh të realizuara në EuroLeague në fitoren minimale të Efesit ndaj Barcelonës 84-83, duke u vlerësuar nga klubi turk me një postim zyrtar për arritjen e tij.

Osmani, i cili po zhvillon sezonin e tij më të mirë në elitën e basketbollit evropian, po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë dhe rëndësi në formacionin e Anadolu Efes. Kontributi i tij në të dy anët e parketit ka bërë që shqiptari të spikasë në një ligë ku luajnë emrat më të mëdhenj të kontinentit.

Ky sukses individual është një tjetër dëshmi e rritjes së vazhdueshme të lojtarit, i cili po e përfaqëson me dinjitet basketbollin shqiptar në skenën më të lartë europiane. /AsistiOnline.com/


Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme