Under Header

spot_img

Peja rikthehet te fitoret duke mposhtur Vëllaznimin

spot_img
spot_img

GO+ Peja ka shënuar fitoren e gjashtë nga shtatë ndeshje, duke fituar ndaj Vëllaznimit në një sfidë interesante me rezultat 86:75 (26:15, 23:21, 21:23, 16:16).

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke krijuar epërsi deri në nëntë pikë, 17:8, derisa çerekun e parë e fituan 26:15. Verdhezinjtë kishin epërsi deri në 15 pikë në pjesën, që përfundoi me shifrat 49:36.

Epërsia më e lartë shkoi deri në 20 pikë, 58:38, por më pas ishte radha e kuqezinjve, duke afruar shifrat në 65:58, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 70:59. Pavarësisht tentimeve nga mysafirët, verdhezinjtë menaxhuan epërsinë dhe fituan 86:75.

Te vendasit, Skyler Tyrone Flatten kishte 24 pikë e pesë kërcime, Jordan Johnson 18 pikë, pesë kërcime e katër asistime dhe Tajh Green 14 pikë e 13 kërcime, kurse më i miri te mysafirët ishte Marques Warrick me 24 pikë.

GO+ Peja ka gjashtë fitore e një humbje, ndërsa Vëllaznimi një fitore e gjashtë humbje.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme