Sonte zhvillohet edhe një përballje tjetër mjaft interesante nga xhiro e shtatë e Superligës.
Në palestrën ”Karagaçi” Peja e pret Vëllaznimin mysafir.
Verdhezinjtë e kanë nisur mirë këtë edicion, me pesë fitore e një humbje, ndërsa kuqezinjtë me një fitore e pesë humbje, duke bërë që takimi të jetë shumë i rëndësishëm për të dy skuadrat.
Ndeshja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.




