Under Header

spot_img

Serbët vazhdojnë me skandale në sport, i shpalosin Fenerbahçes pankartë me betejën në Kosovë

spot_img
spot_img

Ndeshja e Euroligës mes Partizanit të Beogradit dhe Fenerbahçes nga Stambolli, është shoqëruar me tensione jashtë fushës, pasi klubi turk ka paraqitur një ankesë zyrtare për një koreografi të tifozëve serbë, të cilën e cilëson si provokuese dhe të papranueshme.

Gjatë fitores së Fenerbahçes 99-87, në tribuna u shfaq një koreografi që paraqiste vrasjen e Sulltan Muradit I në Betejën e Kosovës nga kalorësi serb Millosh Obiliq – një simbolikë e përdorur shpesh në Serbi me ngarkesë të fortë nacionaliste e historike.

Sipas Fenerbahçes, kjo koreografi ishte e dukshme edhe gjatë stërvitjes së ekipit turk në ditën para ndeshjes. Pavarësisht kërkesës së tyre që të hiqej, klubit i është injoruar kërkesa.

Pas ndeshjes, drejtuesi i klubit turk, Cem Ciritci, theksoi se Fenerbahçe do të vazhdojë procedurat zyrtare:

“Koreografia ka qenë aty që gjatë stërvitjes sonë. Ne dorëzuam ankesat tona tek autoritetet, por ajo u lejua të shfaqej edhe gjatë ndeshjes. Pas përfundimit të saj, kërkuam sqarime nga zyrtarët dhe nesër do ta depozitojmë përsëri ankesën tonë,” deklaroi Ciritci.

Ai shtoi se përgjigjen më të mirë e dhanë vetë lojtarët në parket dhe se Fenerbahçe do të rezervojë “një mirëseardhje të ngrohtë” për Partizanin në ndeshjen e kthimit.

Koreografia është interpretuar gjerësisht si provokim, duke përfshirë edhe elementë historikë të ndjeshëm për rajonin dhe për komunitetet që e ndjekin me kujdes diskursin e ndeshjeve serbo-turke.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme