Kampionia aktuale e Kosovës Trepça, duket se nuk e ka në plan të dorëzohet as sivjet sa i përket luftës për titull kampioni.
Forma e dobët në xhirot e para duket se ka shtyer drejtuesit e klubit dhe trajnerin Beçiragiq të përforcojnë rosterin dhe mitrovicasit dje kanë prezantuar transferin e ri.
Bëhet fjalë për fundorin amerikan Sek Henry i cili ka përvojë të madhe, me ekipe të ndryshme në Evropë si: Scafati, Samsunspor, Dijon, Pinar Karsiyaka, Hapoel Tel Aviv, Zaragoza, Brindisi, Gravelines Dunkerque, Pau-Orthez, Koszalin etj.
Në dy edicionet e fundit lojtari ka luajtur në Meksikë me Halcones de Xalapa ku së fundmi ka luajtur me mesatare prej 9.6 pikë e 2.4 asiste në 16 ndeshje.
Henry nuk pritet të jetë transferi i fundit te mitrovicasit. /AsistiOnline.com/




