Under Header

spot_img

Lejson Zeqiri dhe Valmir Kakruki në 12-shen finale të Maqedonisë së Veriut

spot_img
spot_img

Maqedonia e Veriut ka publikuar listën përfundimtare prej 12 lojtarësh për ndeshjet e para të para-kualifikimeve të Eurobasket 2029, dhe në mesin e të përzgjedhurve janë edhe dy basketbollistë shqiptarë: Lejson Zeqiri dhe Valmir Kakruki.

Publikimi zyrtar nga Federata e Basketbollit të Maqedonisë së Veriut konfirmon se të dy lojtarët janë pjesë e skuadrës që do të udhëhiqet nga ish trajneri i Prishtinës – Marjan Ilievski në këtë cikël të rëndësishëm garash.

Zeqiri vjen si një nga lojtarët më premtues të gjeneratës së re, ndërsa Kakruki ka treguar vazhdimisht stabilitet dhe rol të rëndësishëm sivjet në pozitën e tij.

Kjo përzgjedhje konsiderohet një hap i rëndësishëm për basketbollistët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar rritjen e ndikimit dhe prezencës së tyre në arenën ndërkombëtare.

Skuadra përfshin emra të njohur si Vojdan Stojanovski, ylli i Valencias që luan në Euroligë Omari Moore dhe Andrej Jakimovski, por edhe lojtari i ekipit kosovar të Borës, Adem Mekiç, ndërsa pritet që përfaqësuesja maqedonase të synojë rezultate pozitive në rrugën drejt Eurobasket 2029. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme