Under Header

spot_img

BOLL MA ME HUMBJE!

spot_img

Kampanja e fundit parakualifikuese për Botërorin 2027 me Azerbajxhanin, Irlandën dhe Zvicrën, ishte dështim i cili kaloi në heshtje dhe askush nuk dha përgjegjësi.

Që nga pranimi i Kosovës në FIBA me 13 Mars 2015, Kosova ka zhvilluar në total 50 ndeshje (zyrtare dhe miqësore) me një bilanc prej 11 fitoreve, 38 humbjeve dhe 1 barazimi.

Nga pranimi në FIBA, në këto 10 vite, Kosova ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare duke shënuar vetëm 10 fitore dhe 34 humbje.

As në miqësore nuk jemi më mirë hiq pasi që, në 6 përballje miqësore kemi fituar vetëm një herë , kemi barazuar një herë dhe kemi pësuar 4 humbje.

Përveç në kampanjën e parë kualifikuese kur menjëherë pas pranimit, FIBA me automatizëm na caktoi në kualifikime për Eurobasketin 2017 në grup me Bullgarinë, Slloveninë dhe Ukrainën ku i humbëm të gjitha 6 ndeshjet dhe më pas, në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2019 ku në grup ishim me Estoninën e Maqedoninë arritëm 2 fitore dhe 2 humbje për të siguruar kualifikimin në kualifikime.

Në kualifikime, në grup u ndeshëm me Lituaninë, Poloninën dhe Hungarinë duke i humbur gjithashtu të gjitha 6 ndeshjet dhe nga atëherë, Kosova kurrë më nuk ka arritur t’i kaloj garat para-kualifikuese. BOLL MA! Është koha që për mos sukseset e Kosovës të jepet përgjegjësi.

KAMPANJA E FUNDIT ISHTE E TURPSHME DHE DËSHTIMI KALOJ NË HESHTJE TË PLOTË.

Askush nuk dha përgjegjësi për angazhimin e francezit Choulet i cili erdhi, na la me disfata të turpshme nga Irlanda, Zvicra dhe Azerbajxhani duke na e humbur edhe një mundësi që të ecim tutje në kualifikime për Botërorin 2027, i fshiu paratë dhe eci sikurse mos të kishte ekzistuar fare.

Jean Denys Choulet, francezi i cili u soll me shumë pompozitet si selektor i Kosovës e bëri “berbat” në parakualifikimet për Botëror 2027 dhe ka qenë thjeshtë hedhje e parave bosh kurse për këtë askush nga FBK nuk ka dhënë përgjegjësi.

Shkarkimi i tij apo “shkëputja e kontratës me marrëveshje të dyanshme” si na tha nga Federata, drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Adriatik Rraci, ka kaluar në heshtje.

Asnjë zë, asnjë lajm, asnjë njoftim publik nuk u bë për shkarkimin e Choulet apo “shkëputjen e dyanshme”.

Kjo është bërë në mënyrë të heshtur, nuk dihet se kush në FBK e ka marr vendimin.

Shumë pyetje kanë mbetur të hapura:

– a ka qenë Këshilli Profesional ai i cili e ka propozuar te Bordi Ekzekutiv
– A është mbledhur Bordi Ekzekutiv dhe e ka marr një vendim të tillë
– Kur është marr ky vendim

Këto dhe shumë pyetje tjera kanë mbetur pezull edhe pse në pyetjen me shkrim të AsistiOnline, drejtuar FBK-së “nëse ka implikime financiare shkarkimi i selektorit Choulet dhe nëse i është paguar dëmshpërblimi” Adriatik Raci, drejtori i reprezentacionit me shkrim ka deklaruar se shkëputja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme por nuk është saktësuar as kur, as si dhe me inicimin e kujt.

Po ashtu ne nuk kemi dëshmi nëse kjo nuk ka pasur implikime financiare apo jo.
A i është paguar pjesa e mbetur e kontratës Choulet apo jo, kjo mbetet e panjohur?

Kësaj praktike duhet t’i vjen fundi dhe këto gjëra tash e tutje duhet të bëhen publike.
Për dështimet dhe mos sukseset përgjegjësit duhet të japin përgjegjësi, me emër dhe mbiemër sepse ka ardhur koha që gjërat të fillojnë të shkojnë kah e mira dhe sukseset e Kosovës.

Ka ardhur koha për sukseset e Kosovës, ka ardhur koha që basketbolli i jonë të kaloj në trendë pozitiv: BOLL MA ME HUMBJE!

ISLANDA E MPOSHTI ITALINË, ZVICRA PËRPAK PËSOI NGA SERBIA. KU MBETI KOSOVA?

Të enjtën mbrëma, FIBA Evropa i filloi dy kampanja njëkohësisht: kualifikimet për Botërorin 2027 dhe para-kualifikimet për Eurobasket 2029.

Fatkeqësisht, ne jemi në këtë garën e dytë kurse Zvicra e cila ishte në grupin para-kualifikues me neve, sonte midis Beogradit përpak sa nuk e befasoi Serbinë.
Zvicra pësoi me rezultat të ngushtë 90:86 përkundër faktit epërsisë së lartë prej 23 pikëve (34:57) në fund të pjesës së parë por e shpërdoroi atë në pjesën e dytë dhe dështoi që fushatën e Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës FIBA 2027 ta nis me fitore senzacionale.


Po ajo Zvicër e cila u deklasua nga Kosova (76:49) para dy viteve (19.07.2023) në Sezai Surroi, e mësoi mësimin, punoi dhe u rikthye duke na poshtëruar në Bern (75:43) me 21 nëntor të vitit të kaluar dhe na mposhti edhe në Prishtinë për të ec tutje ku përpak sa nuk bëri sensacion kundër Serbisë.

Por as kjo nuk është e tëra sepse sensacioni ndodhi në Itali ku Islanda si mysafire i mposhti me rezultat 74:81. Në palestrën për ne të njohur nga sivjet, në Reggio Emilia, vikingët ju mbajtën leksion azurëve dhe i lanë me gishta në gojë.

Një tjetër senzacion përpak sa nuk ndodhi në Londër. Britania e Madhe ishte nikoqire e Lituanisë dhe 7 sekonda para përfundimit të duelit ishte në prag të fitores së madhe pasi kishte 5 pikë epërsi (88:83) por në çastet vendimtare në skenë doli shpëtimtari Ignas Sargiunas me dy treshe të çmendura. Sargiunas fillimisht qëlloi treshen për 88:86 kur kishin mbetur edhe 3 sekonda dhe britanikët kërkuan Time Out pas të cilit bënë një rivënje të dobët dhe pikërisht Sarguinas e vodhi topin për ti bërë dy hapa dhe nga 9 metra dërgoi treshen te vendi me sirenë për fitore të çmendur (88:89)

Pra, ishte kjo një mbrëmje e çmendur ku protagoniste ishin tri kombëtare të cilat deri pak muaj ishin rivalët tanë në parakualifikime: Zvicra, Islanda dhe Britania e Madhe kurse ne fatkeqësisht nuk jemi. Ne ende merremi me para-kualifikime për Eurobasketin 2029. BOLL MA!

DËSHTIMEVE TONA DUHET T’JU VJEN FUNDI
Të enjten mbrëma e përcolla ndeshjen midis Sllovakisë dhe Shqipërisë të vlefshme për Para-Kualifikimet e Eurobasketit 2029 sepse tashmë ne jemi diskualifikuar nga edhe një kampanjë kualifikuese, ajo për Botërorin 2027 pasi ishim deklasuar nga Zvicra, Azerbajxhani dhe Irlanda në një grup që kemi menduar se mund ta kalojmë lehtë.

Në qytetin Previdzia – Sllovakia mposhti Shqipërinë (73:63) duke e nisur kampanjën parakualifikuese të Grupit C për Eurobasketin 2029, aty ku ndodhet edhe Kosova.
Loja ishte e dobët, basketbolli i nivelit “zhgl” dhe sinqerisht thënë, do të jetë turp nëse Kosova kësaj radhe nuk kualifikohet.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme