Under Header

spot_img

ISLANDA E MPOSHTI ITALINË, ZVICRA PËRPAK PËSOI NGA SERBIA. KU MBETI KOSOVA?

spot_img
spot_img

Të enjtën mbrëma, FIBA Evropa i filloi dy kampanja njëkohësisht: kualifikimet për Botërorin 2027 dhe para-kualifikimet për Eurobasket 2029.
Fatkeqësisht, ne jemi në këtë garën e dytë kurse Zvicra e cila ishte në grupin para-kualifikues me neve, sonte midis Beogradit përpak sa nuk e befasoi Serbinë.

ZVICRA FANTASTIKE ME +23 PAS 20 MINUTAVE
Zvicra pësoi me rezultat të ngushtë 90:86 përkundër faktit epërsisë së lartë prej 23 pikëve (34:57) në fund të pjesës së parë por e shpërdoroi atë në pjesën e dytë dhe dështoi që fushatën e Kualifikimeve Evropiane për Kupën e Botës FIBA 2027 ta nis me fitore senzacionale.
Po ajo Zvicër e cila u deklasua nga Kosova (76:49) para dy viteve (19.07.2023) në Sezai Surroi, e mësoi mësimin, punoi dhe u rikthye duke na poshtëruar në Bern (75:43) me 21 nëntor të vitit të kaluar dhe na mposhti edhe në Prishtinë për të ec tutje ku përpak sa nuk bëri sensacion kundër Serbisë.

ISLANDA JA FTOH ITALIANËVE
Por as kjo nuk është e tëra sepse sensacioni ndodhi në Itali ku Islanda si mysafire i mposhti me rezultat 74:81. Në palestrën për ne të njohur nga sivjet, në Reggio Emilia, vikingët ju mbajtën leksion azurëve dhe i lanë me gishta në gojë.

E PABESUESHME: DY TRESHE PËR 7 SEKONDA DHE FITORE
Një tjetër senzacion përpak sa nuk ndodhi në Londër dhe Britani e madhe përpak nuk e mposhti Lituaninë e cila u shpëtua nga Sargiunas.
7 sekonda para përfundimit të duelit Britania e Madhe kishte 5 pikë epërsi (88:83) por në çastet vendimtare në skenë doli shpëtimtari Ignas Sargiunas me dy treshe të çmendura.
Sargiunas fillimisht qëlloi treshen për 88:86 kur kishin mbetur edhe 3 sekonda dhe britabnikët kërkuan Time Out pas të cilit bënë një rivënje të dobët dhe pikërisht Sarguinas e vodhi topin për ti bërë dy hapa dhe nga 9 metra dërgoi treshen te vendi me sirenë për fitore të çmendur (88:89)

Ishte kjo një mbrëmje e çmendur ku protagoniste ishin tri kombëtare të cilat deri pak muaj ishin rivalët tanë në parakualifikime: Zvicra, Islanda dhe Britania e Madhe kurse Kosova fatkeqësisht nuk është.

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme