Under Header

spot_img

KENAN SPAHIA SHKËLQEN NË NDESHJEN 200 PËR TURQINË

Shpallet MVP në fitoren ndaj Bosnjes e Hercegovines

spot_img
spot_img

E enjte ishte një natë e madhe për prishtinasin Kenan Spahiun i cili në prag të ndeshjes së Turqisë kundër Bosnjës e Hercegovinës u nderua me mirënjohje për ndeshjen e tij të 200 jubilare në fanelën e kombëtares turke.

Në palestrën e mbushur plotë në Turkcell Arena, fanelën me numër 200 atij ia dorëzoi Hysein Beshok, qendra legjendare e Efes Pilsenit dhe kombëtarës turke, anëtari i kombëtares e cila vendit i solli medaljen e parë të argjendtë në histori (Eurobasket 2001)

Këtë mbrëmje, Kenani e bëri edhe më magjike duke u shpall MVP i ndeshjes me 12 pikë, 9 asistime dhe 5 kërcime të realizuara në fitoren ndaj Bosnjës e Hercegovinës (93:71), në start të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Kenani ishte lider i skuadrës dhe organizoi për mrekulli lojën duke i vu në funksion Biberoviqin e Fenerbahçes (20 pikë) dhe Hazerin e Efesit (18 pikë) kurse shqiptari tjetër në kombëtaren turke, tropojani nga Bajram Curri, Erxhan Osmani duelin e mbylli me 7 pikë, 3 kërcime e 3 asistime.

Ishte kjo paraqitja e parë e tandemit shqiptarë Spahia-Osmani me Turqinë pas finales së Eurobasketit 2025 ku u stolisën me medalje të argjendta evropiane

Per tu lexuar

spot_img
spot_img

Të ngjajshme