Under Header

spot_img

Ekskluzive: Rajko Krivokapiç pritet të marrë drejtimin e Vëllaznimit

spot_img

KB Vëllaznimi duket se ka gjetur shpejtë zëvendësin e Jerenimo Sharinit, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin kroat.

AsistiOnline.com ka mësuar se trajneri malazez Rajko Krivokapiç është pajtuar të marrë drejtimin e KB Vëllaznimit nga Gjakova. Marrëveshja është arritur dhe pritet që trajneri të nisë punën me skuadrën shumë shpejt.

Krivokapiç vjen pas një përvoje të gjerë në basketbollin rajonal dhe ndërkombëtar, ndërsa në dy vitetet e fundit ka qenë asistent i parë te KK Podgorica, ekip pjesëmarrës në ABA 2.

Gjatë karrierës së tij ka punuar në Zvicër me Swiss Central, në kampionatin e Malit të Zi me Primorje dhe Teodo Tivat, si dhe në Liban me Beirut Club. Ai ka qenë pjesë e stafit edhe në disa prej përfaqësueseve të Malit të Zi, përfshirë grupmoshat U16 dhe U18.

Burimet e AsistiOnline.com bëjnë të ditur se Vëllaznimi po finalizon detajet e fundit para zyrtarizimit, ndërsa Krivokapiç pritet të marrë drejtimin e skuadrës menjëherë në fazën e ardhshme të kampionatit. /AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme