Nga pranimi në FIBA, me 13 Mars 2015, Kosova ka zhvilluar 44 ndeshje zyrtare me vetëm 10 fitore e 34 humbje ndërsa ka zhvilluar edhe 6 ndeshje miqësore me bilanc 1 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje.
Pra, në këto 10 vite, ne kemi zhvilluar 50 ndeshje në total, me një bilanc prej 11 fitoreve, 38 humbjeve dhe 1 barazimi prandaj
Parakualifikimet për Eurobasketin 2029 janë të rëndësisë së veçantë për Kosovën sepse ka ardhur koha e sukseseve.
Përveç në kampanjën e parë kualifikuese kur menjëherë pas pranimit ne FIBA na caktuan direkt ne kualifikime per Eurobasketin 2017 në grup me Bullgarinë, Slloveninë dhe Ukrainën ku pësuam 6 humbje dhe më pas kur gjatë para-kualifikimeve për Botërorin 2019 ishim në grup me Estonin e Maqedoninë dhe fal 2 fitoreve e 2 humbjeve arritëm të shkojmë në kualifikime ku në grup u ndeshëm me Lituaninë, Poloninën dhe Hungarinë duke pësuar gjithashtu në të gjitha 6 ndeshjet, Kosova kurrë më nuk ka arritur t’i kaloj para-kualifikimet.

Kampanja e fundit ishte e turpshme dhe dështimi kaloj në heshtje të plotë
Është koha që për rezultatet e Reprezentacionit tonë të merret përgjegjësi e duhur dhe për mos suksese të jepet përgjegjësi.
Kampanja e fundit ishte e turpshme dhe dështimi kaloj në heshtje të plotë.
Askush nuk u përgjigj dhe nuk dha përgjegjësi për angazhimin e francezit Choulet që erdhi i fshiu paratë dhe shkoi sikurse mos të kishte ekzistuar fare duke na lënë me disfata të turpshme nga Irlanda, Zvicra dhe Azerbajxhani dhe duke na e humbur edhe një mundësi që të ecim tutje në kualifikime për Botërorin 2027.
PARA-KUALIFIKIMET EUROBASKET 2029 PIKË E KTHIMIT
Garat në Grupin C të para-kualfikimeve për Eurbasketin 2029 tashmë kanë filluar me duelin Sllovakia – Shqipëria (73:63) të zhvilluar të enjten. Përballja Shqipëri – Kosovë është ndeshja e dytë e grupit C dhe kësaj here, “Dardanët” po e fillojnë kampanjën parakualifikuese me “prodhim 100% vendor” pasi ekipin do ta udhëheqin Bujar Loci, Petrit Zeqiri dhe Andin Rashica.

Për ju që nuk e dini, Bujar Loci është selektori i ekipit të Kosovës i cili triumfoi në FIBA Turneun Ndërkombëtar “ Aleksandria 2005” në Egjipt. Asokohe, përkundër faktit se Kosova nuk ishte e pranuar në FIBA, me përpjekjet e mëdha të kryetarit të ndjerë Belul Beqaj – kryetarit të periudhës së sakrificës gjatë okupimit dhe menjëherë pas luftës i cili sot përmendet shkarazi apo nuk përmendet fare – Kosova u lejua të merr pjesë në turne me Egjiptin (kampion Afrike asokohe dhe i 22 në FIBA renditjen botërore dhe Rumaninë e 28-të). Kosova kishte fituar atë turne dhe Bujar Loci me asistentin e tij Mark Rodiqin kishin qenë arkitekt të atij suksesi.

Shpresojmë që kësaj here, Bujari me ndihmësit e tij Petrit Zeqirin dhe Andin Rashicën do t’ia japin të mbarën Kosovës dhe ta kualifikojnë tutje në fazën e dytë, të kualifikimeve për Eurobasket 2029.


