Under Header

spot_img

EKSKLUZIVE : Si do të mbrohen Shqipëria dhe Kosova?

Para-kualifikimet për Eurobasketin 2029 (Grupi C) : Shqipëria - Kosova

spot_img

Shqipëria – Kosova, ndeshja e cila zhvillohet sot (e diel, 30.11.2025) nga ora 18:00 në palestrën Qazim Dervishi në Shkodër, është e vlefshme për para-kualifikimet e Grupit C për Eurobasketin 2029 .
Në prag të kwsaj ndeshjeje, portali numër një për basketboll në shqiptari AsistiOnline sjell analiza ekskluzive nga Agon Fehmiu i cili me përvojën mbi 40 vjeçare në basketboll ndër tjera edhe si trajner ka përgatitur një seri të shkrimeve shumë interesante.

Në vazhdim radhën e ka analiza e taktikës së mbrojtjes

SHQIPËRIA NË MBROJTJE
do të jetë shumë fizike dhe agresive duke tentuar të ndal ritmin e shpejtë të Kosovës

1. Presion fizik mbi fundorët e Kosovës sidomos Berishën, Armsteadin dhe Bunjakun ku do të veçohen Topalli (3), Hysa (22) dhe Kallanxhi (77)

2. Drop i thellë poshtë në Pick & Roll
që është një mbrojtje e shkollës së vjetër por Shqipëria e përdor kohë pas kohe si dhe ICE në Pick & Roll anësor me çka synojnë të mos lejojnë dribluesit e mirë të Kosovës të përdorin bllokun dhe P&R duke i detyruar të shkojnë ka vija anësore apo fundore, larg mesit të fushës dhe për t’i futur në kurth në pjesën më të pafavorshme të fushës. Me këtë do të synojnë që Kosovës t’i pamundësohen pasimet llob dhe në përgjithësi pasimet, duke e limituar hapësirën për organizimin e aksioneve nga mesi kah krahët.
Por këtë , Dardani dhe dribluesit e mirë të Kosovës mund ta shfrytëzojnë mençur duke e thyer mbrojtjen dhe futur në mes, qendrat si Shoshi, Morina dhe Kapiti mund të bëjnë pick-and-pop ose mund të bëhet pasimi në këndin tjetër ku ka lojtar të lirë për treshe (Tmushiqi, Driloni, Erjoni)

3. Pikë e dobët në mbrojtje të Shqipërisë është lëvizja e ngadalshme në rotacion, në krahun e dobët dhe Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë.

KOSOVA NË MBROJTJE

1. Switch 1-3, ndërrimi i lojtarëve në pozitat 1, 2,3 por jo me alo-qendra dhe qendra
Kjo mbrojtje është shumë efikase kundër bllokave te vija fundore, te aksioni me floppy-screens (blloka) apo dy blloka rresht në një anë dhe një tjetër në anën tjetër ku shuteri zgjedh nga cila anë me shkua, si dhe ndaj bllokut – liftit apo elevator screen

2. Mbrojtja me tërheqje kundër Pick & Rollit të Shqipërisë me çka Kosova i lejon Shqipërisë tentimin për 3 pikë nga pozita të vështira dhe i detyron gjithashtu tentimet e detyrueshme nga gjysmë-distanca.
Me Drop Defense në pick-and-roll të Shqipërisë, qendra apo alo-qendra e Kosovës e cila mbron shtatlartin e Shqipërisë që bënë bllok, tërhiqet prapa drejt zonës së lyer nën nivelin e bllokut ndërsa lojtari që e mbron i topin kalon sipër bllokut për të qëndruar afër lojktarit me top. Me këtë mbrojtje mbrohet koshi pasi bllokohen depërtimet, bllokohen llob pasimet në brendi dhe detyrohen gjuajtje nga gjysmëdistanca që janë më pak efikase

3. Mbrojtje e trapezit dhe detyrimi që Shqipëria të gjuajë nga jashtë, jo nga afër.

4. Ndihmë e hershme ndaj post-up pasi Shqipëria e cila i ka qendrat më të ngadalshme, luan shpesh me post të ultë ose në bërryl të trapezit duke u vendos me shpinë për të krijuar hapësirë dhe pasi e marrin topin, shtynë mbrojtësin mbrapa, përdorin pivotin moves me hap prapa, kthim apo bëjnë lëvizjen mashtrues të gjuajtjes për të kaluar dhe depërtuar me shënim andaj me ndihmën e hershme , duke e treguar dorën, pamundësuar pranimin e topit, dyfishimin dhe rrotullimin e shpejtë , do t’ua vështirëson ktë lojë

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme