Under Header

spot_img

Ekskluzive: Bora përforcohet me fundorin Alex Hunter

spot_img

Bora ka kompletuar përforcimin e radhës në afatin kalimtar, duke nënshkruar me amerikanin Alex Hunter, i gjatë 190 centimetra.

Hunter vjen në Superligën e Kosovës pas një sezoni solid në Bosnje me HKK Široki, ku u paraqit si pjesë e ABA Liga 2 dhe kampionatit vendor, duke regjistruar rreth 9 pikë për ndeshje dhe duke qenë një nga lojtarët më stabil të skuadrës.

Karriera e tij ndërkombëtare ka përfshirë edhe periudha në disa kampionate të rëndësishme evropiane: Rapid Bukuresht në Rumani, Karditsa në Greqi etj.

Ndërsa në SHBA, Hunter ka qenë pjesë e zhvillimit profesional në NBA G League, duke luajtur për Stockton Kings, ekip satelit i Sacramento Kings. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme