KB Prishtina ka shtuar një tjetër përforcim të rëndësishëm në skuadër.
AsistiOnline.com ka mësuar se prishtinasit kanë nënshkruar me grekun Tilemachos Vissariou, një lojtar 200 centimetra i gjatë që aktivizohet në pozitat 3 dhe 4.
Afrimi i tij synon të rrisë forcën fizike, fleksibilitetin dhe efikasitetin ofensiv të kryeqytetasve.
Vissariou vjen nga basketbolli grek, ku ka një karrierë të ndërtuar në disa prej ekipeve të njohura të vendit. Ai është paraqitur me klube të njohura si: Peristeri, Aris, Apollon Patras dhe Ermis Agias.
Ndërsa sezonin e fundit e kaloi me NE Megaridas, ku shfaqi paraqitje shumë të mira dhe regjistroi mesatarisht 11 pikë për ndeshje./AsistiOnline.com/


