Under Header

spot_img

Mesjava rikthen ndeshjet e Superligës, Sarin ndaj ish skuadrës

spot_img

Kjo mesjavë rikthen ‘ethet’ e elitës së basketbollit kosovar me xhiron e tetë.

Shumë ndeshje interesante na presin pas pushimit që ishte i detyruar shkaku i ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës A.

Vëmendja e kësaj xhiro-je bie te debutimi i trajnerit të ri të Golden Eagle Yllit, Jeronimo Sarin. Kroati u emërua sot në krye të therandasve, vetëm pak ditë pas shkarkimit nga Vëllaznimi, ndërsa sfida e tij e parë do të jetë pikërisht ndaj ish-skuadrës Sigal Prishtina me të cilët tregoi rezultate pozitive.

Të dy skuadrat kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive, duke pasur luhatje në javët e fundit. Prishtinasit numërojnë katër fitore e tri humbje, ndërsa Ylli ka vetëm një fitore në shtatë ndeshje. Takimi i parë në Therandë u mbyll 76:78 për kryeqytetasit. Për therandasit, kjo sfidë merr tjetër peshë me ardhjen e trajnerit Sarin, i cili debuton pikërisht ndaj ekipit me të cilin ka pasur sukses.

Një duel direkt për zonën e mesit të tabelës, me rëndësi të madhe për të dyja skuadrat. Rahoveci ka bilanc 3–4, ndërsa Bora 1–5. Ndeshja e parë në Prishtinë u fitua bindshëm nga vreshtarët me rezultat 84:95.

Sfida e vetme e xhiros që luhet në Gjakovë. Bashkimi mbetet skuadra e vetme pa humbje, me shtatë fitore në shtatë ndeshje, ndërsa Vëllaznimi ka regjistruar vetëm një fitore deri tani. Duelin e parë në Prizren e dominuan portokallezinjtë, të cilët fituan 69:106.

Derbi i xhiros së tetë përmbyll raundin. Ndeshjet mes Pejës dhe Trepçës tradicionalisht kanë sjellë emocion dhe pritet një tjetër përballje e fortë, pasi të dyja skuadrat kanë shfaqur spektakël këtë edicion. Pejanët kanë bilanc 6–1, ndërsa mitrovicasit 4–2. Në takimin e parë në Mitrovicë triumfuan verdhezinjtë me rezultat 80:86.

Java 8
E mërkurë
18:45 – Sigal Prishtina vs Golden Eagle Ylli
18:45 – Rahoveci 029 vs Bora

E enjte
18:45 – Bashkimi vs Vëllaznimi
20:00 – GO+ Peja vs Trepça

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme