Superliga e Kosovës sjell sonte një tjetër sfidë me peshë, ku Rahoveci 029 pret Borën në palestrën e qytetit, në një ndeshje që fillon nga ora 18:45 dhe zhvillohet paralelisht me takimin tjetër të xhiros.
Ky është një duel direkt për zonën e mesit të tabelës, me rëndësi të madhe për të dyja skuadrat. Rahoveci momentalisht ka bilanc 3–4, ndërsa Bora mban shifrën 1–5, duke qenë në kërkim të pikëve që do ta largonin nga fundi i renditjes.
Takimi i parë mes dy rivalëve, i zhvilluar në Prishtinë, u fitua bindshëm nga vreshtarët me rezultatin 84:95, duke treguar efikasitet të lartë ofensiv dhe ritëm të shpejtë loje. Rahoveci synon ta përsërisë atë paraqitje përpara tifozëve të vet, ndërsa Bora kërkon revansh dhe një nxitje për të ndryshuar ecurinë e sezonit.
Dueli pritet të jetë i luftuar, me rëndësi të veçantë për pozicionimin e dy skuadrave në mesin e tabelës së Superligës. /AsistiOnline.com


