Under Header

spot_img

Ylli ndez kampionatin, mposht Prishtinën me trajnerin Sarin që debuton me fitore

spot_img

Golden Eagle Ylli ka bërë një prej paraqitjeve më të mira të sezonit, duke e mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 88–96, në një ndeshje ku therandasit i ndryshuan ritmin sfidës që nga çereku i dytë.

Prishtina e nisi më mirë duelin, por Ylli shpërtheu në periudhën e dytë me seri të njëpasnjëshme dhe e mori krejt lojën në kontroll.

Pikërisht çereku i dytë, i fituar 36–22, doli të ishte pika e kthesës që Ylli e shfrytëzoi deri në fishkëllimën e fundit.

Te therandasit u dallua Joseph Reece me 21 pikë, ndërsa Antwan Scott shtoi 16, Lis Shoshi 14, Erjon Kastrati 12 dhe Lovre Bashić 11, duke bërë që pesë lojtarë të kalojnë shifrën dyshifrore.

Prishtina u mbajt në lojë nga Adrio Bailey me 21 pikë, Arian Azemi 18, ndërsa Dion Haxhosaj dhe Lamb Autrey kontribuan me nga 16 pikë secili, por pa arritur ta përmbysin disavantazhin që u krijua para pushimit.

Ky rezultat e çon Prishtinën në bilancin 4–4, ndërsa Ylli regjistron fitoren e dytë të kampionatit, duke kaluar në 2–6 dhe duke marrë frymëmarrje pas javëve të vështira.

Në xhiron e ardhshme, Ylli pret Pejën në Therandë, ndërsa Prishtina udhëton përballë Borës, në një duel që tashmë merr tjetër peshë pas zhvillimeve të sotme. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme