Superliga e Kosovës vazhdon sonte me duelin e xhiros së 8-të ndërmjet Bashkimit dhe Vëllaznimit, një përballje që gjithmonë sjell atmosferë të veçantë, pavarësisht formës së skuadrave.
Bashkimi vjen në këtë ndeshje si ekipi i vetëm pa humbje deri tani, me bilanc perfekt prej shtatë fitoreve në shtatë ndeshje. Në anën tjetër, Vëllaznimi ka arritur vetëm një fitore nga shtatë duele, por sfidat ndaj rivalit prizrenas gjithmonë sjellin motiv shtesë dhe priten të jenë të luftuara.
Takimi zhvillohet sonte nga ora 18:45, në në Gjakovë, aty ku atmosfera pritet të jetë e zjarrtë dhe me shumë emocion.
Një duel klasik i basketbollit kosovar, që pritet të japë ritëm dhe intensitet në vazhdimin e këtij edicioni.


