Under Header

spot_img

Derbi i madh i basketbollit kosovar sonte, Peja e pret Trepçën

spot_img

Sonte, palestra “Karagaçi” pritet të shpërthejë nga atmosfera, sepse në parket zbresin dy prej rivalëve më të vjetër e më të fortë të basketbollit kosovar Peja dhe Trepça.

Ky është derbi i xhiros së tetë dhe ndeshja e fundit e këtij raundi, një duel që çdo herë sjell dridhje tribinash dhe emocion deri në sekondën e fundit.

Të dy skuadrat kanë dhuruar ekipe të forta edhe në këtë edicion dhe mbërrijnë në sfidë me ambicie të qarta. Peja, me gjashtë fitore e vetëm një humbje, synon të ruajë ritmin e fitoreve para tifozëve të saj të flaktë.

Nga ana tjetër, Trepça – me bilanc 4–2 – udhëton në Pejë për të kërkuar revanshin dhe për të treguar forcën që e karakterizon çdo sezon.

Në takimin e parë të luajtur në Mitrovicë, triumfuan verdhezinjtë me rezultat 80:86, çka e bën sonte ndeshjen edhe më të zjarrtë, sepse mitrovicasit kërkojnë kthimin e borxhit.

Sfida nis nga ora 20:00, me transmetim direkt në Artmotion, ndërsa “Karagaçi” pritet të jetë arenë e vërtetë e një derbi klasik kosovar.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme