Under Header

spot_img

Trepça triumfon bindshëm në Pejë dhe fiton derbin e javës së tetë

spot_img

Trepça ka dalë me një fitore të madhe nga udhëtimi në Pejë, duke e mposhtur skuadrën vendase me rezultat 67:82 në ndeshjen derbi të javës së tetë të ProCredit Superligës.

Takimi solli një përballje të fortë në pjesën e parë, por mitrovicasit shpërthyen pas pushimit dhe e mbyllën ndeshjen me një kontroll të plotë.

Trepça e nisi më mirë takimin dhe e fitoi çerekun e parë 18-24, duke pasur më shumë energji në lojën e tranzicionit. Edhe në periodën e dytë, mysafirët ruajtën ritmin me 21-22, por pa u shkëputur në rezultat kundër një Peje që qëndroi në hap.

Çereku i tretë, i mbyllur 23-18, shënoi paksa kthesë te Peja. Ndërsa në periodën e katërt (5-18), Trepça dominoi plotësisht dhe e mbylli me një seri vendimtare, duke vulosur fitoren e thellë në “Karagaç”.

Debutimi i Sek Henry ishte perfekt. Në vetëm 27 minuta, amerikani realizoi 23 pikë dhe udhëhoqi lojën e jashtme me efikasitet të lartë. Chad Brown kontribuoi me 18 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi shtoi 14, duke dhënë stabilitet në zonën e brendshme.

Te Peja, më i miri ishte Jordan Johnson me 20 pikë, ndërsa Cesare Edwards shtoi 17, por loja e vendasve ra dukshëm në pjesën e dytë dhe nuk arriti të përballonte serinë e Trepçës.

Pas kësaj përballjeje, Trepça ngjitet në kuotën e gjashtë fitoreve dhe dy humbjeve, ndërsa Peja mbetet me pesë fitore dhe dy humbje, si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në xhiron e ardhshme, Trepça do të presë Vëllaznimin në Mitrovicë, ndërsa Peja udhëton në Suharekë për t’u përballur me Golden Eagle Yllin. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme