Vëllaznimi ka dalë me një fitore të rëndësishme nga përballja e javës së tetë në ProCredit Superligë, duke i shkaktuar Bashkimit humbjen e parë të këtij sezoni.
Takimi i zhvilluar në Gjakovë u mbyll 70:74, në një ndeshje me rivalitet të vazhdueshëm dhe me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat.
Pjesa e parë foli për kuqezinjtë, të cilët krijuan epërsi të qëndrueshme, ndërsa Bashkimi tentoi rikthimin në periodat e fundit, por pa arritur ta ndryshojë rezultatin.
Te portokallezinjtë u dallua Valon Bunjaku me 16 pikë dhe gjashtë kërcime, ndërsa për Vëllaznimin performanca më e mirë i takoi Jericole Hellems, i cili e mbylli duelin me double-double, 22 pikë dhe dhjetë kërcime.
Pas kësaj ndeshjeje, Bashkimi mbetet me bilanc 7–1, ndërsa Vëllaznimi regjistron fitoren e dytë këtë edicion duke shkuar në 2–6.
Kuqezinjtë marrin një shtytje të rëndësishme morale për vazhdimin e sezonit, ndërsa Bashkimi humb rekordin e pamposhtur pas shtatë xhirove të para.


