Under Header

spot_img

‘Eskalon’ Superliga: S’ka më ekip të pamposhtur, i fundit e mposhti të parin

spot_img

Superliga e Kosovës në basketboll u trondit dje me një skenar që pak kush do ta kishte parashikuar: Bashkimi, skuadra e vetme e pamposhtur deri më tani, u mposht nga Vëllaznimi, ekipi i fundit në tabelë.

Një rezultat që përmbysi logjikën dhe ndezi edhe më shumë garën për vazhdimin e edicionit.

Kjo xhiro u shndërrua në një javë të çmendur, ku të gjitha skuadrat mysafire fituan, duke treguar se këtë sezon asgjë nuk është e sigurt:

  • Bora mposhti Rahovecin
  • Golden Eagle Ylli triumfoi ndaj Prishtinës
  • Trepça e rrëzoi Pejën në “Karagaçi”
  • Vëllaznimi i dha humbjen e parë Bashkimit

Rivaliteti në Superligë këtë vit po hyn në një fazë ku pritet të eskalojë, sepse çdo ndeshje po sjell befasi të mëdha dhe asnjë skuadër nuk është e paprekshme.

Java e ardhshme, që zhvillohet këtë vikend, paralajmërohet si një super xhiro, duke pasur parasysh tronditjen që solli kjo rundë dhe garën që po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme