Under Header

spot_img

Bora mbulon Prishtinën

spot_img

Derbin lokal të kryeqytet në “Minatori” të Mitrovicës e ka fituar Bora.

Ekipi i Borës ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 88:78 në kuadër të javës së nëntë të Superligës.

Skuadra vendase e nisi më mirë ndeshjen dhe gjatë pjesës së parë ndërtoi epërsi të qëndrueshme, duke shkuar në pushim me avantazh 43:30. Edhe në periudhën e tretë, Bora vazhdoi të kontrollojë lojën, duke mbajtur distancën në 60:50 pas 30 minutash.

Në çerekun e fundit, bardhekaltrit tentuan të rikthehen në lojë, por Bora administrroi me siguri rezultatin dhe e mbylli sfidën me triumfin e rëndësishëm 88:78.

Pas kësaj ndeshjeje, Bora regjistron bilanc prej tre fitoreve dhe pesë humbjeve, ndërsa Sigal Prishtina mbetet me katër fitore dhe pesë humbje, duke vazhduar periudhën e paqëndrueshme në kampionat.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme