Pa dyshim se rezultatet e 2 xhirove të para të ciklit të ciklit të dytë vjeshtor dhe fitoret e skuadrave të pjesës së poshtme të tabelës 9Vëllaznimi, Bora, Rahoveci dhe Golden Eagle Ylli) që konsideroheshin si autsajdere ndaj top 4 skuadrave të kreut të tabelës (Bashkimi, GO+ Peja, Trepça dhe Sigal Prishtina) e kanë bërë lëmsh Superligën e Kosovës.
Fitore befasuese, madje lirisht mund të themi shokuese e kanë bërë elitën e basketbollit kiosovar super super interesante dhe si e kam zakon të them, edhe pse moti po ftohet dhe temperaturat në Kosovë po bien megjithatë kazani basketbollistik po vlon dhe po e nxeh ktë dimër të bajatshëm dhe të ftohtë kosovar duke na dhënë një skenë ku mund të relaksohemi dhe të kënaqemi për dallim nga përditshmëria e cila për shkak të gjendjes dhe rrethanave politike është e bajatshme dhe depresive por fatmirësisht e kemi elitën e basketbollit kosovar dhe klubet të cilat sivjet kanë bo be , maksimalisht me na nxeh dhe ktë po e bëjnë në mënyrën më të mirë të mundur.
Pas pushimit dy javor për shkak të parakualifikimeve të Kosovës për Eurobasketin 2029 dhe duelit historik me Shqipërinë, aksioni i elitës së basketbollit kosovar vazhdoi mesjavën e shkuar me xhiron 8 me të cilën startoi cikli i dytë vjeshtor i cili me lojë dhe rezultate befasuese dhe shokuese ndryshoi plotësisht situatën në renditjen tabelore dhe e bërië llugë dhe vetëm se po e vërteton atë që e kam thënë edhe në fillim të këtij kampionati se: ky edicion do të jetë një prej edicioneve më emocionuese dhe më rivalizuese që nga epoka e artë e basketbollit kosovar menjëherë pas luftës (2002–2008)
XHIRO 8
Kthimi në aksion pas pauzës solli pa dyshim befasinë më të madhe vjeshtore pasi lideri i pamposhtur pas ciklit të parë vjeshtor, Bashkimi pësoi nga skuadra e fundit në tabelë, Vëllaznimi. Pastaj Bora triumfoi ndaj Rahovecit në Mizahir Isma (85:65) dhe kjo ishte fitore shumë e rëndësishme e Borës në udhëtim te Rahoveci, skuadër të cilën së bashku me Vëllaznimin dhe Golden Eagle Yllin e ka rivale direkt në tri fronte, për mbijetesë, Play In dhe Play Off
Ndërkohë, Golden Eagle Ylli në debutimin e trajnerit Jeronimo Sharinit i cili javë më parë ndau rrugët me Vëllaznimin dhe iu bashkua therandasve, mposhti Sigal Prishtinën duke realizuar fitoren e dytë sivjet kurse të enjtën e kaluar, në Karagaq, Trepça e mposht GO + Pejën duke ia shkaktuar disfatën e dytë sivjet dhe duke e barazuar numrin e humbjeve, nga 2.
XHIRO 9
Ndërkohe, pa u qetësuar mirë shpirtat dhe sheqtësimet basketbollistike të cilat i solli mesjava, vikendi na erdhi edhe më më i “qartur” dhe solli përsëri rezultate shokuese dhe befasuese.
Jo një , jo dy por tri bomba.
Fillimisht në Mizahir Isma, Rahoveci i udhëhequr nga Bujar Loci i shkaktoi disfatën e dytë rresht Bashkimit, liderit të pamposhtur deri të mërkurën … me çka u konfirmua kriza e portokallinjve pas largimit të Jan Palokajt kurse nga ana tjetër vreshtarët, skuadra me buxhetin më të vogël në Superligë, nën komandën e Bujar Locit, njëherësh selektorit të Kosovës i cili startoi mirë edhe në parakualifikime me fitore, vërtetoi se është befasia më e këndshme e vjeshtës basketbollistike.
Ndërkohë, të shtunën mbrëma në Minatori, Bora e fitoi lokal të kryeqytetit duke dominuar nga fillimi deri në fund dhe mposhti Sigal Prishtinën (88:78) për të dërguar sinjalin e qartë: se u kall loja!
Dhe kur menduam se më asgjë nuk mund të na befasoj , në skenë doli përsëri Vëllaznimi i cili u përkujdes për edhe një fitore shokuese duke anualuar minusin prej 15 pikëve , 5 minuta para se të përfundonte përballja me kampionen aktuale Trepçën, dhe me shënim të Hellemsit në sekondën e fundit shënoi fitore të madhe dhe shokoi të gjithë , pasi që kuqezinjtë si skuadra e fundit në tabelë, brenda vetëm 72 orëve gjunjëzuan nënkampionin dhe kampionin dge së bashku me Rahovecin, Borën dhe Golden Eagle Yllin e bënë situatën në tabelë … lëmsh
Me këto rezultate të arritura, klubet e elitës së basketbollit kosovar e dërguan një porosi të qartë se: më asgjë nuk është e sigurt dhe favorit absolut më nuk ka.
Gara deri në fund do të jetë super e nxehtë sikurse që pritet të jetë edhe ky duel sonte, këtu në Sezai Surroi midis Bashkimit dhe Trepçës.
Bashkimi pas një super-vjeshte, më të mirë në histori të klubit sepse përveç suksesit në Superligë pati edhe një super paraqitje në FIBA Eurocup por portokallinjt na shokuan të gjithëve duke pësuar dy humbje rresht brenda vetëm 72 orëve dhe sonte kërkojnë këndellje ndaj Trepçës e cila nga ana tjetër humbjen e fundit e përjetoi pikërisht nga bashkimi në Minatori dhe nga tëherë pati trend pozitiv prej 4 fitoreve rresht por të dielën zuri thua te vëllaznimi dhe pësoi humbjen e tretë sivjet kurse sonte ka ardhur këtu në Sezai Surroi me qëllim që t’i revanshohet Bashkimit për humbjen në Minatori me 26 tetor dhe me fitore eventuale, t’ia shkaktoi humbjenj e tretë rersht portokallinjve për t’u barazuar me numrin humbjeve (nga tri) pasi që mitrovicasit kanë edhe një ndeshje më pak, duelin e pazhvilluar me Borën.
Pra, Bashkimi për të ndal serinë e dy humbjeve rresht apo Trepça për revansh për disfatën në Minatori dhe këndellje nga humbja shokuese nga Vëllaznimi, mbetet të shihet.


