Under Header

spot_img

SPECIALE: ÇFARË MOMENTI PËR TU NDESHUR BASHKIMI DHE TREPÇA !

spot_img

Ky super derbi po vjen në një moment të rëndësishëm për këto dy skuadra por për neve adhuruesit e basketbollit në një moment kur presim një ngjarje fantastike dhe shpresojmë të bukur e dramatike basketbollistike
Një super Bashkimi i cili ktë vjeshtë dukej i pathyeshëm dhe i cili nuk do të ketë të ndalur pasi ishte i pamposhtur në Superligë dhe në debutimin e vet në arenën ndërkombëtare në FIBA Europe Cup shkëlqeu duke mposhtur skuadra të fuqishme por që brenda vetëm 72 orëve na befasoi dhe shokoi të gjithëve duke pësuar dy disfata rresht nga skuadra të fundit të tabelës dhe i lejoj përcjellësve të afrohen dhe madje barazohen sikurse GO+ Peja e cila në rast të humbjes së Bashkimit sonte dhe fitores së pejanëve ndaj Borës nesër, do të kalonte në pozitën e parë.
Nga ana tjetër, Trepça e cila pas disfatës së fundit, pikërisht nga Bashkimi (xhiro 3) me 26 tetor në Minatori, kishte renditur 4 fitore rresht madje duke mposhtur Prishtinën dhe Pejën si mysafire por ja të dielën në Shani Nushi pësoi një humbje befasuese nga Vëllaznimi duke lëshuar fitoren e sigurt nga duart pasi 5 minuta para fundit kishte epërsi prej 15 pikëve por fal një finishi të stuhishëm të kuqezinjve që e fituan atë duel dramatik në qindëtat e fundit me 85:83, Trepça e humbi rastin që të shënon fitoren e 6 dhe të mbetet me 2 humbje sa kanë edhe Bashkimi e GO+Peja në dy pozitat e para dhe duke marr parasysh një ndeshje më pak të zhvilluar me Borën, faktikisht do të ishte po thuaj e niveluar me dy top ekipet aktuale.
Andaj ky duel sonte vjen në një moment të rëndësishëm për të dyja skuadrat që vjet u ndeshën hiç më pak se 11 herë.

PËRBALLJET E EDICIONIT TË KALUAR
Edicionin e kaluar Bashkimi dhe Trepça janë takuar 11 herë , 10 herë në kuadër të Procredit Superligës në pjesën e rregullt dhe finale dhe 1 herë u takuan në finale të Kupës. Trepça shënoi gjithsejtë 7 fitore dhe Bashkimi 4
Në kuadër të pjesës së rregullt rezultati ishte 2:2
Në finale të Play Offit seria finale i takoi Trepçës me 4:2 .
Në total, në kuadër të Procredit Superligës , Trepça shënoi 6 fitore kurse Bashkimi 4.
Gjithashtu, këto dy skuadra u takuan edhe në finalen e Kupës së Kosovës të cilën e fitoi Trepça dhe në përgjithësi, edicionin e kaluar Trepça pati 7 fitore dhe Bashkimi triumfoi 4 herë por ajo që ishte më domethënëse mitrovicasit fituan finalet e dy garave më të rëndësishme në vendin tonë:
në kampionat, Trepça e mbrojti titullin duke e fituar për të dytën herë rresht dhe për herë të 6 në përgjithësi në histori të basketbollit të pavarur të Kosovës nga viti 1991/92 dhe gjithashtu e fitoi edhe
kupën e Kosovës , për herë të katërt rresht dhe për herë të 8 në histori duke e ngritur totalin e trofeve të fituar në 19 , si skuadra e dytë më e suksesshme e gjitha kohëve në basketbollin e pavarur kosovar nga viti 1991/92 pas Sigal Prishtinës e cila i ka 40 trofe dhe para Pejës e cila si e treta ka të fituara 15 trofe.

REZULTATET E EDICIONIT TË KALUAR 2024/25

PJESA E RREGULT E KAMPIONATIT 2024/2025
03.10.2024 Bashkimi – Trepça 71:64 (xhiro 1)
02.11.2024 Trepça – Bashkimi 82:52 (xhiro 8)
08.01.2025 Bashkimi – Trepça 76:72 (xhiro 15)
02.03.2025 Trepça – Bashkimi 93:88 (xhiro 22)

FINALJA E KUPËS SË KOSOVËS
12.02.2025 Trepça – Bashkimi 85:79 ( Trepça fitoi kupën)

FINALJA E PLAY OFFIT 2024/2025
04.05.2025 Bashkimi – Trepça 84:77 (Ndeshja 1 – 1:0)
07.05.2025 Trepça – Bashkimi 79:72 (Ndeshja 2 – 1:1)
11.05.2025 Bashkimi – Trepça 71:88 (Ndeshja 3 – 1:2)
14.05.2025 Trepça – Bashkimi 80:74 (Ndeshja 4 – 3:1)
18.05.2025 Bashkimi – Trepça 85:77 (Ndeshja 5 – 2:3)
21.05.2025 Trepça – Bashkimi 82:67 (Ndeshja 4 – 4:2) – Kampione

Shikuar në përgjithësi, sonte, të dyja këto dy skuadra po synojnë të mbeten të pamposhtura në përballjen e parë të rivalëve të vjetër në ktë edicion i cili deri tash ka sjell ndeshje fenomenale, drama dhe emocione që po na kthejnë 20 vjet prapa dhe po na e rikujtojnë epokën e artë të basketbollit kosovar të pasluftës nga 2002/2008 , periudhë kjo e cila ende përmendet si më e ndritshmja dhe më emocionuesja e basketbollit të pavarur kosovar nga edicioni 1991/92.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme