Under Header

spot_img

Reagim i ashpër i Drilon Hajrizit: “Injorimi nga FBK është fyerje për gjakun dhe djersën”

spot_img

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka reaguar publikisht pas injorimit që, sipas tij, i është bërë nga Federata e Basketbollit të Kosovës në ceremoninë e Laureatëve të Vitit, duke e cilësuar këtë veprim si më shumë se fyerje.

Në reagimin e tij, Hajrizi thekson se nuk kishte në plan të fliste publikisht, por vendimi për të shkruar erdhi për shkak të modelit që, sipas tij, po lihet pas në basketbollin kosovar. Ai rikujton sezonin e kaluar, ku Trepça fitoi tripletën, ndërsa vetë ai vlerëson se ishte ndër lojtarët më të dalluar në Superligë.

Hajrizi zbulon edhe sakrificën personale gjatë asaj periudhe, duke treguar se nga salla e operacionit, me fasha në kokë, ishte paraqitur në palestrën “Minatori” për të qenë pranë skuadrës, edhe pse nuk ishte i gatshëm për lojë. Sipas tij, aty kishte dhënë shpirtin luftarak, djersën dhe zemrën për suksesin historik të Trepçës.

“Ky veprim i Federatës i fyen gjakun, djersën dhe rezultatet. Në fund, ata e kanë fyer veten”, shprehet Hajrizi, duke shtuar se nuk do të ndalet dhe se do të vazhdojë të luftojë për Kosovën, Mitrovicën dhe Trepçën.

Në reagim, ai përmend edhe Dardan Berishën, duke e cilësuar si lojtar emblematik dhe ikonë të basketbollit kosovar, ndërsa thekson se sezoni i kaluar ishte më i miri i tij personal në Superligën e Kosovës.

Drilon Hajrizi ishte pjesë kyçe e Trepçës në sezonin e kaluar, ku mitrovicasit fituan tripletën, duke dominuar në të gjitha garat vendore.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme