Under Header

spot_img

Trepça vazhdon me fitore, triumfon edhe në derbin ndaj Bashkimit

spot_img

Trepça ka dalë fituese në derbin e javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Bashkimin me rezultat 90-81.

Skuadra mitrovicase e dominoi përballjen, ndërsa Akili Vining ishte më i dalluari te vendasit me 23 pikë të realizuara. Te ekipi mysafir, më efikasit ishin Shannon Shorter dhe Isaiah Cousins, të cilët shënuan nga 13 pikë secili.

Falë kësaj fitore, Trepça e forcon pozitën e parë në tabelë me 31 pikë, ndërsa Bashkimi mbetet në vendin e dytë me 28 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Trepça do të përballet me Golden Eagle Yllin, ndërsa Bashkimi do të zhvillojë një duel të fortë ndaj Sigal Prishtinës. /AsistiOnline.com

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme