KBF Bashkimi e ka fituar thellë derbin e xhiros në Superligën e Kosovës te femrat.
Ekipi prizrenas triumfoi në kryeqytet ndaj KBF Prishtinës 45-74.
Waggoner Dontavia me 15 pikë e Destiny Nicole me 13 sosh, ishin lojtaret më të dalluara te Bashkimi.
Te Prishtina Agnesa Rrahmani u dallua me 17 pikë.
Aktualisht Peja 03 është lidere e tabelës me 11 fitore e vetëm 1 humbje, derisa Bashkimi gjendet i dyti me 10 fitore e 2 humbje, derisa Prishtina gjendet e treta 9 fitore e 3 humbje.


