Golden Eagle Ylli po vazhdon me fitore në elitë, ku kësaj radhe shënoi fitore shumë të vlefshme ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:86 (21:22, 19:24, 30:15, 20:25).
Periudha e tretë ishte vendimtare në fitoren e therandasve, ku e fituan bindshëm 30:15, për të regjistruar fitoren e pestë radhazi në elitë.
Më të mirët te vendasit ishin Scott Bamforth 25 pikë, tri kërcime e katër asistime dhe Brandon Huffman me 17 pikë e dhjetë kërcime, kurse te mysafirët Jericole Hellems e mbylli ndeshjen me 22 pikë e shtatë kërcime.
Golden Eagle Ylli ka tetë fitore e nëntë humbje, kurse Vëllaznimi pesë fitore e 12 humbje.


