Under Header

spot_img

Lojtari i ri i Trepçës MVP i derbit dhe xhiros

spot_img

Xhiroja e 17-të e ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll u karakterizua nga paraqitje të forta individuale, me Akili Vining që doli në pah si lojtari më i dalluar i javës.

Trepça arriti fitore në derbin ndaj Bashkimit, ndërsa Vining ishte figura kryesore te mitrovicasit. Ai zhvilloi një paraqitje dominuese, duke e mbyllur ndeshjen me 23 pikë, dy kërcime dhe nëntë asistime, për të regjistruar indeksin 30, më i larti i ndeshjes dhe i gjithë xhiros. Kjo ishte hera e parë që Vining shpallet MVP i javës në këtë sezon.

Formë të mirë vazhdon të tregojë edhe Golden Eagle Ylli, i cili regjistroi fitoren e pestë radhazi në elitë, këtë herë ndaj Vëllaznimit. Te suharekasit u dalluan Scott Bamforth dhe Brandon Huffman. Bamforth vazhdoi me paraqitje të qëndrueshme, duke shënuar 25 pikë, si dhe duke shtuar tri kërcime dhe katër asistime, ndërsa Huffman kontribuoi me 17 pikë dhe dhjetë kërcime.

Edhe Bora po vazhdon serinë pozitive në vitin 2026, pasi mposhti GO+ Pejën me një diferencë prej 20 pikësh. Sërish, lojtari më i spikatur ishte Shaquan Jules, i cili realizoi 20 pikë dhe nëntë kërcime.

Ndërkohë, Sigal Prishtina u kthye me fitore nga udhëtimi te Rahoveci 029, ku Khalil Dukes pati rol kyç, duke e përfunduar ndeshjen me 20 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.

MVP i javës

Akili Vining (Trepça) – 23 pikë, 2 kërcime, 9 asistime, 30 indeksi

Top 5 i xhiros

  1. Akili Vining (Trepça) – 23 pikë, 2 kërcime, 9 asistime, 30 indeksi
  2. Scott Bamforth (Golden Eagle Ylli) – 25 pikë, 3 kërcime, 4 asistime, 28 indeksi
  3. Brandon Huffman (Golden Eagle Ylli) – 17 pikë, 10 kërcime, 23 indeksi
  4. Shaquan Jules (Bora) – 20 pikë, 9 kërcime, 23 indeksi
  5. Khalil Dukes (Sigal Prishtina) – 20 pikë, 3 kërcime, 5 asistime, 19 indeksi

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme