Under Header

spot_img

Beça dënohet suspendim për ndeshjen e radhës dhe gjobë me të holla

spot_img

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka publikuar Informatorin zyrtar të Superligës së Kosovës për xhiron e 17-të, ku janë bërë të ditura edhe masat disiplinore ndaj disa akterëve të kësaj xhiroje.

Sipas vendimit të Komisionit Disiplinor, KB Trepça është dënuar me 700 euro gjobë, në përputhje me nenin 51.6 të Propozicioneve të Garave (PG) në të cilin shkruan se kjo është ”Anim dhe sjellja josportive apo sharja në kor e shikuesve ndaj ekipeve, gjyqtarëve,
lojtarëve, personave zyrtarë të ekipeve”, transmeton AsistiOnline.com

Theksi kryesor i këtij informatori bie mbi trajnerin Adis Beçiragiq, i cili është ndëshkuar në disa baza disiplinore. Beçiragiq është dënuar me:

  • 300 euro gjobë, sipas nenit 52.4 të PG, ”gabimi teknik i trajnerit për sjellje josportive”.
  • 300 euro të tjera gjobë, sipas nenit 52.3 të PG, ”gabimi përjashtues i lojtarit, trajnerit, zyrtarit (përveç GT+GJS).
  • suspendim për ndeshjen e radhës, duke mos pasur të drejtë të udhëheqë ekipin në xhiron e ardhshme.

Po ashtu, në këtë informator është përfshirë edhe lojtari i KB Trepça, Henry Seketorue, i cili është dënuar me 100 euro, në përputhje me nenin 52.1 të PG, gabimi teknik i lojtarit për sjellje josportive.

FBK ka bërë të ditur se vendimet janë marrë nga Komisioni në përbërje: Armend Hamiti kryetar, Ismet Ferati dhe Arianit Shala anëtarë, pas shqyrtimit të raporteve zyrtare të ndeshjeve të xhiros së 17-të dhe se klubet janë të obliguara t’i respektojnë këto masa disiplinore. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme