Under Header

spot_img

Në mes të thirrjeve antishqiptare, Çairi kuqezi fiton në mes të Kumanovos

spot_img

Skuadra shqiptare Çair 2030 ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në Superligën e Maqedonisë së Veriut, duke triumfuar 71–76 në udhëtim ndaj ekipit vendas KK Kumanovo e me tifozë ekstremë nacionalistë.

Ndeshja u zhvillua në një ambient tejet të tensionuar, ku gjatë gjithë takimit, për afro dy orë lojë, u dëgjuan thirrje fyese dhe anti-shqiptare nga tribunat, çka e vështirësoi edhe më shumë misionin e ekipit nga Çairi.

Pavarësisht presionit të madh, basketbollistët e Çair 2030 të drejtuar nga Erhan Ramadani, treguan karakter dhe qetësi në momentet vendimtare.

Skuadra maqedonase e Kumanovos drejtohet nga ish trajneri i Prishtinës e Pejës, Marin Dokuzovski.

Tre basketbollistët amerikanë të skuadrës shqiptare, së bashku me Meti Thaçin, realizuan pikë dyshifrore, duke mbajtur ekipin në lojë gjatë gjithë ndeshjes.

Momentin kyç të takimit e dhuroi pikërisht Meti Thaçi, i cili realizoi një trepikësh vendimtar 52 sekonda para fundit, në një moment kur rezultati ishte i barabartë 70–70, duke i hapur rrugën fitores së madhe mysafire.

Kjo fitore ka peshë të veçantë për Çair 2030, jo vetëm për rëndësinë në tabelë, por edhe për mënyrën se si u arrit – në një udhëtim të vështirë dhe në kushte aspak sportive, ku skuadra shqiptare dëshmoi forcë mentale dhe unitet. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme