Under Header

spot_img

Nga ‘skllota’ në ngrica, transformimi i Borës nën drejtimin e Kasçelan

spot_img

Bora po e jeton njërën nga periudhat më të arta në historinë e klubit.

Ekipi simpatik i Superligës së Kosovës ka shpërthyer në javët e fundit, sidomos pas ardhjes së trajnerit malazez Zoran Kasçelan, i cili e ka ringjallur totalisht skuadrën dhe mentalitetin e lojtarëve.

Kasçelan e mori Borën në një situatë shumë të vështirë, me bilanc 0 fitore – 6 humbje, por transformimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Pas 17 xhirove të zhvilluara, Bora ka një bilanc pozitiv prej 9 fitoreve dhe 8 humbjeve, duke u shndërruar nga ekip që llogaritej vetëm për t’i ikur play-out-it, në pretendent serioz për majën e tabelës.

Forma e shkëlqyer nuk është ndalur vetëm në kampionat. Bora ka regjistruar edhe dy fitore në Kupën e Kosovës, duke arritur për herë të parë në histori në gjysmëfinale, një sukses historik për klubin.

Me një drejtim e ekuilibruar e plot finesë nga stoli, rotacione të mençura dhe disiplinë taktike, Kasçelan ka krijuar një ekip që di çfarë do në parket. Si rezultat i këtyre vendimeve, Bora aktualisht mban pozitën e 3-të në Superligë, duke u shndërruar në njërën nga surprizat më të bukura të sezonit.

Nga lufta për mbijetesë – në luftë për histori. KB Bora po dëshmon se me vizion, punë dhe besim, çdo gjë është e mundur në basketbollin kosovar. /AsistiOnline.com/

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme