Under Header

spot_img

Ekskluzive: Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

spot_img

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje edhe me një lojtar të ri të huaj.

Amerikani Jalen Riley pritet të jetë transferi më i ri i ekipit portokalli që sivjet po synon me çdo kusht trofetë.

Lojtari luan në pozitat 1/2, derisa së fundmi ka qenë pjesë e elitës izraelite me ekipin e Elitzur Netanya me të cilët në 7 ndeshje ka pasur 7.3 pikë mesataren e pikëve.

Në të kaluarën lojtari ka luajtur edhe me Porton në Portugali, Ostrów Wielkopolski në Poloni, Peristeri e PAOK në Greqi, Jiangsu Dragons në Kinë, pastaj VEF Riga në Estoni, Cholet në Francë etj.

Lojtari pritet të prezantohet gjatë ditëve në vazhdim te prizrenasit. /AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme