Under Header

spot_img

Rahoveci 029 me fitore të madhe në Prishtinë dhe luftë për mbijetesë

spot_img

Rahoveci 029 ka shënuar fitore si mysafir ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 67-69.

Mysafirët e nisën më mirë ndeshjen dhe krijuan epërsi të lartë në pjesën e parë, duke shkuar në pushim me rezultat 29-46. Rahoveci 029 e ruajti avantazhin edhe në çerekun e tretë, kur rezultati pas 30 minutash ishte 49-55.

Në çerekun e fundit, Sigal Prishtina reagoi dhe arriti të barazojë në 62-62, ndërsa kaloi edhe në epërsi 67-62. Megjithatë, Rahoveci 029 u kthye në momentet vendimtare dhe me pikët e J. Mccorrmick e mbylli ndeshjen me fitore 67-69.

Te Rahoveci 029, më i dalluari ishte J. Mccorrmick me 31 pikë, ndërsa A. Thomas shtoi 16 dhe N. Mcloud 7 pikë. Te Sigal Prishtina, A. Bailey dhe D. Burns realizuan nga 19 pikë secili.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme