Trepça sonte ka siguruar kualifikimin në finalen e madhe të “play-off”-it të elitës së basketbollit kosovar, pasi triumfoi në “Karagaç” ndaj Pejës .
Pas fitores së rëndësishme në transfertë dhe mbylljes së serisë gjysmëfinale, nga kampi i Trepçës nuk mungoi edhe një mesazh me tone provokuese ndaj kundërshtarit.
“Jo në nivelin tonë! Jeni 🤏 për Trepçën!”, thuhet në reagimin e publikuar, i shoqëruar me hashtagët #TrepçaNaBashkon dhe #KaMuBoMirë.
Fitorja në Karagaç i ka dhënë fund serisë dhe i ka siguruar skuadrës mitrovicase një vend në finale, duke konfirmuar formën e mirë në fazën vendimtare të sezonit.
Nga ana tjetër, Peja e mbyll kështu garën në gjysmëfinale, pas një serie të fortë dhe rivaliteti të theksuar ndërmjet dy skuadrave. /AsistiOnline.com/



