Under Header

spot_img

Bashkimi në finale, fiton serinë ndaj Bores

spot_img

Bashkimi mposhti Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen e pestë vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguroi kualifikimin në finalen e Playoff-it.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por dallimi u bë në çerekun e tretë ku prizrenasit u shfaqën dominues dhe të papërmbajtshëm. Skuadra vendase ishte shumë efikase nga gjuajtjet për tri pikë, duke realizuar 12 treshe nga 25 tentime me saktësi gati 50%.

Lejson Zeqiri udhëhoqi Bashkimin me 23 pikë dhe 6 kërcime ndërsa Nwamu shtoi 21 pikë dhe 5 asistime. Shannon Shorter kontribuoi me 20 pikë 8 kërcime dhe 6 asistime.

Te Bora lojtari më efikas ishte përsëri Tyler Cheese me 21 pikë 7 kërcime dhe 4 asistime, ndërsa paraqitje të mirë pati edhe Rron Ukaj me 15 pikë dhe 5 kërcime.

Në finale Bashkimin e pret rivali i vjetër Trepça, teksa ndeshja e parë finale luhet më 10 maj në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme