Tashmë jemi vetëm një ditë para finales së madhe në elitën e basketbollit kosovar.
Skuadra e Trepçës do e nis këtë seri me avantazhin e terrenit vendas, për faktin se mbylli stinorin e rregullt si lidere me bilanc super-pozitiv prej 25 fitoreve e vetëm 3 humbje.
Një ditë para startit të kësaj finale, AsistiOnline.com ju sjell liderët me pikë të shënuara tek ekipi mitrovicas:
Në 17 ndeshje të zhvilluara, momentalisht me shënime te Trepça prin amerikani Akili Vinning i cili që nga ardhja e tij, ka shkëlqyer me 13.9 pikë.
Pas Vinning, ylli vendor i ekipit Drilon Hajrizi ka 13.4 pikë në 28 ndeshje.
Pak më ulët mesataren e ka Jacori Payne me 13.3 pikë poashtu në 28 ndeshje.
Njeriu me përvojën më të madhe në ekip: Kenny Hasbrouck ka 12.6 pikë në 22 ndeshje.
Ndërsa top-5shen e shënuesve te Trepça e mbyll Sek Henry me 10.6 pikë në 20 ndeshje.
/AsistiOnline.com/



