Skuadra e madhe lituaneze Rytas e ka konfirmuar sonte madhështinë e saj, duke bërë një rikthim të çmendur madje në finale.
Rytas e ka fituar Ligën e Kampionëve në basketboll, duke triumfuar ndaj AEK-ut të Athinës pas vazhdimeve 86-92, pasi koha e rregullt u mbyll baraz 80-80.
Ishte kjo një finale e vërtetë me athinasit e Greqisë që kishin avantazhin në shumicën e kohës, por lituanezët si profesionistë të vërtetë s’u dorëzuan për asnjë sekondë dhe siguruan fitoren e trofeun e çmuar të FIBA-s pas një rikthimi të çmendur, kjo pasi kishin mbyllur çerekun e tretë në minus prej 18 pikësh.
Rikthimi i bujshëm erdhi në periodën e fundit, ku e fituan me plot 18 pikë dallim 17-35 dhe dërguan sfidën në vazhdime dhe ia dolën ta fitojnë krejtësisht takimin.
23 vjeçari Simonas Lukosius doli sonte në skenë te Rytas dhe realizoi 23 pikë, derisa Jerrick Harding me 16 pikë e Speedy Smith me 11 tjera, ishin poashtu vendimtarë në fitoren e madhe të lituanezëve.
James Nunanlly me 23 pikë e Frank Bartley me 20 sosh, s’mjaftuan për fitoren e AEK-ut.
Rytas fiton trofeun e parë të Ligës së Kampionëve dhe bëhet ekipi i vetëm lituanez që e fiton atë, derisa AEK-u e ka fituar atë në vitin 2017. /AsistiOnline.com/



