Basketboll

PUBLIKOHET DATA E HAPJES DHE MBYLLJES SË AFATIT KALIMTAR DIMËROR

Prishtinë(AsistiOnline) – Në mbledhjen e mbajtur sot, bordi i Federatës së Basketbollit Kosovar, ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Një prej vendimeve të marra sot, është edhe vendosja e datës së hapjes së mini-afatit kalimtar dimëror për lojtarë.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 18.11.2019 në Prishtinë e ka miratuar mini-afatin kalimtar dimëror (02.01.2020 – 10.01.2020 në ora 16:00).

Pritet të jetë një afat kalimtar tejet interesant, sepse klubet kosovare sivjet janë tejet të interesuara për suksese.

Komentet janë të mbyllura.