Basketboll

NIKLI-PRIZRENI, MBYLLIN XHIRON E 12-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Me një ndeshje tejet interesante, mbyllet xhiro e 12-në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është në mes Feronikelit dhe Ponte Prizrenit. Skuadra nga Drenasi ka grumbulluar 13 pikë deri më tani, kurse prizrenasit kanë dy pikë më shumë, andaj sfida pritet të jetë shumë interesante.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.