Basketboll

PRISHTINA SONTE PËRMBYLL RRUGËTIMIN E SAJ VJETOR NË FEC

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina sonte e përmbyll aventurën e sivjetme në arenën ndërkombëtare basketbollistike.

Kryeqytetasit sonte luajnë në Prishtinë, ndaj skuadrës letoneze, Ventspils. Ndeshje kjo e fundit për fazën grupore në FIBA Europe Cup.

Ndeshja e sontme që luhet sonte në Prishtinë, nisë nga ora 19:00, ndërsa sfida nuk është se ka ndonjë rëndësi, për faktin se fati i të dyja skuadrave për sivjet, në këtë garë tashmë është përcaktuar, Ventspilsi është kualifikuar tutje, si lider i grupit. Ndërsa, Prishtina është eleminuar nga gara.

Ndeshja e sontme transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “ArtMotion”.

Komentet janë të mbyllura.