PEJA TRIUMFON NDAJ FERONIKELIT
Prishtinë(AsistiOnline) –�Me ndeshjen, Peja-Feronikeli, është mbyllur xhiro e 13-të e Superligës së Basketbollit Kosovar.
Pejanët kanë mposhtur ekipin nga Drenasi, me më vështirësi sesa që u prit 107-100.
Peja në pjesën e parë, kishte avantazh të thellë 68-35 dhe fitorja e saj u duk sikurse e padukshme, por në pjesën e dytë, Feronikeli ndryshoi në tërësi dhe fitoi dy periudhat e fundit, duke e ngushtuar rezultatin në maksimum, por që për pak pikë s’mjaftoi ta fitonte ndeshjen dhe pejanët në fund iu gëzuan fitores.
Drilon Hajrizi me 31 pikë e Henrik Sirko me 29 sosh, ishin lojtarët që e mohuan fitoren e Feronikelit sonte.
Ndërsa tek Feronikeli u dalluan, Arti Hajdari me 34 pikë e Brandon Scott me 23 pikë.
Peja sonte më në fund arriti fitoren e pestë, por ka gjashtë disfata. Ndërsa, Feronikeli pësoi disfatën e nëntë, karshi tri fitoreve.
Komentet janë të mbyllura.