MULAOMEROVIC ZYRTARIZOHET NË SUPERLIGËS E BOSNJËS
Ish-selektori i Kosovës dhe njëherazit ish-kryetrajneri i Sigal Prishtinës, Damir Mulaomerovic është bërë me ekip të ri, shkruan AsistiOnline.com
Mulaomerovic ka nënshkruajtur me skuadrën nga Superliga e Bosnjës, Sloboda Tuzla.
45 vjeçari që vije poashtu nga Bosnja, është rikthyer në ekipin e Tuzlës, pasi edhe më herët e kishte udhëhequr ekipin në fjalë.
Mulamoerovic përpos që udhëhoqi Kosovën dhe Sigal Prishtinën, me këta të fundit arriti ta fitojë titullin e Kampionit si dhe Kupën ai përpos përvojës në vendin tonë, ka drejtuar edhe ekipin e madh kroat, Cibona.
Komentet janë të mbyllura.