Basketboll

XHIRO E 14-TË INTERESANTE, ME LIDERIN QË PËSOI

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe një xhiro shumë interesante, në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Edhe kjo xhiro e 14-te deri tash, u karakterizua me ndeshje interesante dhe rivalitet të madh në parket.

Të shtunën, Sigal Prishtina ka fituar si mysafire ndaj Feronikelit me rezultat 70:119 (14:22, 11:30, 22:31, 22:36). Feronikeli ka tri fitore dhe dhjetë humbje, kurse Prishtina tetë fitore dhe tri humbje.

Në po të njëjtën ditë, Në një ndeshje shumë interesante, Bashkimi ka mundur Rahovecin me rezultat 85:81 (19:21, 20:21, 33:18, 13:21). Për Bashkimin kjo ishte fitorja e nëntë këtë edicion, derisa numëron edhe tri humbje, kurse humbja e dytë për Rahovecin që ka edhe 11 fitore, duke kryesuar në renditje.

Të dielën, Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Trepçës si mysafir me rezultat 51:103 (11:30, 16:35, 2:19, 22:19). Trepça ka dy fitore dhe dhjetë humbje në këtë edicion, kurse Ponte Prizreni tetë fitore dhe pesë humbje.

Dhe xhiro u mbyll në Lipjan, atje ku Peja ka mundur Lipjanin në udhëtim me rezultat 79:118 (12:29, 25:19, 19:35, 23:35). Kjo ishte humbja e 13-të e Lipjanit nga po aq ndeshje, kurse Peja ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Pas xhiros së 14-të, renditjes tabelare përkundër humbjes në këtë xhiro, i prinë Rahoveci me 24 pikë, pasohet nga Bashkimi e Prizreni me nga 21 pikë, pastaj renditen, Prishtina e Ylli me nga 19 pikë, Peja gjendet në pozitën e 6-të me 18 pikë, Feronikeli i 7-ti me 16 pikë, Trepça e 8-ta me 14 pikë dhe i fundit Lipjani me 13 pikë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.