Basketboll

LAKERS RIKTHEHEN MENJËHERË TEK FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas humbjes nga Dallasi para dy ditësh, LA Lakers menjëherë u janë rikthyer fitoreve në NBA.

Ekipi nga Los Angelosi, mbrëme ka mposhtur skuadrën e papërshtatshme të Denverit 96-105.

Anthony Davis me double-double, 25 pikë e 10 kërcime si dhe Lebron James me 25 pikë, ishin lojtarët më të spikatur në fitoren e 18-të të Lakersave sivjet, karshi vetëm tri humbjeve.

Ndërsa tek Nuggets u dalluan, Murray me 22 pikë e Millsap me 21 sosh.

Komentet janë të mbyllura.