Basketboll

DERBI GREK NË EUROLIGË I TAKOI PANATHINAIKOSIT PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe ndeshja e fundit për këtë xhiro në Euroligë, me dramë të vërtetë në derbin grek.

Panathinaikosi ka mposhtur rivalin e përjetshëm, Olimpiakosin pas vazhdimeve 99-93, pasiqë koha e rregullt mbaroi baraz 86-86.

Amerikani Tyrese Rice me 41 pikë, ishte lojtari më i dalluar në fitoren e madhe të Panës sonte.

Në anën tjetër te Olimpiakosi s’mjaftoi për fitore, veterani Vassilis Spanoulis me 18 pikë.

Komentet janë të mbyllura.