Basketboll

VAZHDON SHKËLQIMI I BASHKIMIT, MPOSHTET EDHE PEJA

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka arritur edhe fitoren e 11-të në elitën e basketbollit kosovar.

Prizrenasit kanë triumfuar në derbin e vjetër ndaj Pejës me plotë meritë me epilogun final 75-67.

Ndeshja ishte shumë interesante me Bashkimin që e mbylli çerekun e parë 13-12, ndërsa Peja u këndell shpejtë dhe e fitoi çerekun e dytë 17-24, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 30-35.

Fitorja e madhe e Bashkimit erdhi në pjesën e dytë, kur portokallinjët fituan dy periodat e fundit të ndeshjes(27-16, 18-16) dhe iu gëzuan fitores me meritë.

4 lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Bashkimit sonte, Ujkan Karanezi(17), Terik Brigdeman(16), Stevie Clark(12) e Corey Ross(12).

Tek Peja u dalluan, Henrik Sirko me 22 pikë e Malcolm Armstred e Jordan Martin me nga 9 pikë.

Kjo ishte fitorja e 11 të sezonale e Bashkimit sivjet, karshi 3 humbjeve. Ndërsa, Peja ka 7 disfata e 7 humbje.

Komentet janë të mbyllura.